“Dita jonë” kujton ditëlindjen e kompozitorit Antonio Vivaldi, njihej ndryshe edhe si “prifti i kuq”

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 08:17 | Lifestyle
“Dita jonë” kujton ditëlindjen e kompozitorit Antonio

Antonio Vivaldi ishte një nga figurat muzikore më të mëdha të epokës baroke. Muzika e Vivaldit është inovatore, pasi ka thyer traditën në mënyrën e të kompozuarit. Ai përmirësoi strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema të reja interpretimi.

Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në krijimtarinë e tij rezultojnë mbi 500 koncerte, 46 opera, simfoni, 73 sonata.

Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos