Java e modës në Paris, YSL prezanton koleksionin e ri vjeshtë/dimër

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 11:20 | Lifestyle

Shtëpia franceze e modës, Yves Saint Laurent, e zhvendosi prezantimin e koleksionit të ri vjeshtë/dimër, në Paris, atje ku zyrtarisht ka nisur java e modës. Gjithçka YSL propozoi ishte një koleksion elegant, me modelet që shkëlqyen mbi pasarelën e vendosur në kullën Eifel, në një skenë magjike.

Modelet shtatlarta parakaluan mbi tapetin rozë, me veshje elegante, fustane të gjatë e të hijshëm, disa të mprehtë në fund, mbështjellë me pallto me shpatulla të mëdha e gëzofë të errët. Drejtori kreativ Anthony Vaccarello thotë se ky është stili fashist i shekullit të 20-të, bazuar në poezitë e Nancy Cunard, e njohur për shijet e saj elegante në të veshur shoqëruar me bizhu dhe siluetat mashkullore.

 Për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm, Yves Saint Laurent, propozon veshje të rënda, me pallto e pellushë të gjatë, shoqëruar gjithnjë me aksesorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos