"Dita jonë" kujton ditëlindjen e Lady Gaga

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 07:59 | Showbiz
"Dita jonë" kujton ditëlindjen e Lady Gaga

Emri i saj është Stefani Joanne Angelina Germanotta. Ajo mësoi të luante piano në moshën 4-vjeçare. Ajo vazhdoi të studionte muzikë dhe të performonte, duke shkruar baladën e saj të parë për piano në moshën 13-vjeçare dhe performancën e saj të parë në një klub nate në Nju-Jork në moshën 14-vjeçare.

Kënga debutuese e Lady Gaga "Just Dance" u publikua për herë të parë në radio në fillim të vitit 2008 dhe mori vlerësime popullore dhe sukses komercial.

Kënga e dytë nga The Fame - "Poker Face", kryesoi listat në pothuajse çdo kategori, në çdo vend. Gaga arriti të jetë e vetmja femër e viteve 2010 në SHBA, që të ketë katër albume në majat e klasifikimeve. Me shitje ndërkombëtare të albumeve, plot 27 milionë kopje.

Gaga konsiderohet si një nga artistët me më shumë shitje. Talenti i Lady Gagës shkon përtej muzikës dhe është kurorëzuar me mjaft suksese edhe në kinema. Suksesi i saj i fundit në ekran, ishte në filmin “House of Gucci”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos