
“Vetëm sepse nuk e dimë se kur do të vdesim, jeta na duket se nuk ka fund”. Me këtë shprehje "Dita jonë" përkujton 57-vjetorin e lindjes së aktorit hollivudian Brandon Lee.
Brandon Lee ishte një aktor amerikan dhe artist i arteve marciale. Ai ishte djali i ikonës së filmave të arteve luftarake, Bruce Lee. Babai i tij ndërroi jetë në moshë 32-vjeçare, ndërsa Brandon humbi jetën tragjikisht në moshën 28-vjeçare.
Brandon Lee, i cili ishte aktori kryesor në filmin “The Crow”, u qëllua për vdekje me një plumb të kalibrit 44 nga kolegu i tij, i cili nuk ishte në dijeni që arma ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Misteri i vdekjes së Brandon dhe babait të tij Bruce, janë shoqëruar me një numër të madh të teorive konspirative, që ndryshe njihen si “Mallkimi i Lee-ve”. (A2 Televizion)