Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Manastirliu: Largimi i tyre është normal, do të shtojmë kuotat në universitet 

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 14:41 | Sociale
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Manastirliu: Largimi i tyre

Rolin e tyre të rendësishëm e pamë gjatë pandemisë. Të shtruarit nga virusi Covid-19, përveç mjekimit, kishin nevojë për infermierë të dedikuar.

Nevoja për infermierë u rrit sidomos kur spitalet u mbipopulluan nga shtrimet. Kjo kërkesë ishte edhe nga vendet e Europës, ku Shqipëria dërgoi simbolikisht disa bluza të bardha drejt Italisë.

Sot, kur pandemia është duke u sprapsur, nevoja për infermier është sërish e lartë, pasi Shqipëria renditet e fundit në rajon për numrin e tyre në raport me popullsinë. Largimi i tyre nga vendi për t’u punësuar në Europë, sipas ministres Manastirliu, është një fenomen normal, për të cilin thotë se kanë gjetur zgjidhjen: “Do të shtojmë kuotat në universitet”.

Për të nxitur qëndrimin e infermierëve në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë risolli në vëmendje përpjekjet për miratimin e autonomisë spitalore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ministria e Shëndetësisë dekoroi disa nga bluzat e bardha për shërbimin e tyre ndër vite ndaj pacientëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos