E zyrtarizon ministrja, rikthehen “pushimet e pranverës” për nxënësit

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 19:24 | Sociale
E zyrtarizon ministrja, rikthehen “pushimet e pranverës”

Ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar një tjetër nisëm të qeverisë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pushime të pranverës, pikërisht me datë 3-9 prill, që do të rikthehen pas disa vitesh mungesë.

Ndërkohë, fillimi i vitit shkollor 2022-2023 do të jetë 12 shtatori 2022.

https://www.facebook.com/kushievis/posts/470080471583640

“Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, shkruhet në postimin e ministres.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos