
Çdo fillimmuaji në Korçë pranë zyrave të postës, dhjetëra pensionistë presin për të marrë pensionin për orë të tëra në radhë.
Në dimër në të ftohtë, ndërsa në verë nën diellin përcëllues. Pritja nuk është disa minutëshe apo ndonjë orë, por disa orë.
Disa prej të moshuarve kalojnë gjendje të fikëti dhe pasi rimarrin veten rikthehen sërish në radhë për të marrë pensionin. Duke qenë se kjo është një situatë që përsëritet çdo fillimmuaji, ka filluar të duket si një anormalitet, ndërsa marrja e masave për të shmangur këtë radhë, duket një opsion i largët. (A2 Televizion)