''Lulëkuqja'' e një fëmije të veçantë si Jamarbër Hoxha

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 16:41 | Sociale
''Lulëkuqja'' e një fëmije të

Në botën e një fëmije të veçantë si ai, autizmi është si një lulëkuqe, njëlloj si titulli i librit që na prezanton. Edhe pse gati gjashtë muaj më parë u bë i njohur në publik si lexuesi më i mirë i vitit, Jamarbër Hoxha, sot na prezantohet me mesazhe të mëdha.

Lulëkuqja e Jamarbër Hoxhës na sjell vargje që rrëfehen prej një bote tërësisht ndryshe, ku fëmijët e veçantë shihen si specialë, si ata që nuk duan të ndërveprojnë kur shohin se sa padrejtësisht sillen ndonjëherë njerëzit me njëri-tjetrin.

Vargjet e tij u prezantuan në panairin e vogël të librit që është çelur prej ditës ndërkombëtare të librit në Kalanë e Tiranës. Në krah të prindërve të tij të palodhur u bashkua edhe shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupja, që po ashtu jeton çdo ditë me sfidat e Jamarbrit dhe prindërve të tij.

Jamarbër Hoxha nisi të bashkonte shkronjat, rrokjet e më pas fjalët që kur ishte 15 muajsh. Sot ai kupton katër gjuhë të huaja dhe padiskutim mund të quhet ambasadori më i mirë i autizmit në vendin tonë, ai që thërret fort t’i shihni këto fëmijë sa specialë janë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos