
"Legally Blonde" (Ligjërisht Bjonde), një prej prodhimeve kinematografike më të famshme të viteve 2000 do të rikthehet me një tjetër film.
Reese Witherspoon, që luante rolin e Elle Woods, do t'i rikthehet ekranit përmes "Legally Blonde 3", i cili do të lancohet në maj të vitit 2022.
Fillimisht ishte planifikuar që "Ligjërisht Bjonde" të rikthehej në maj të 2020-ës, por pandemia dhe disa ndryshime në produksion, bënë që data të shtyhej.
"Legally Blonde 3 do të jetë një film i mbushur me modë, me gjëra të bukura dhe shumë koncepte feministe. Do të jetë ndërkombëtar dhe do të ketë shumë kafshë brenda. Do të rikthehet një pjesë e mirë e kastit, përfshi këtu edhe shoqen e ngushtë të Elle, Paulette!"- u shpreh Witherspoon. (A2 Televizion)