Ditëlindja e RD, dyert e mbyllura të PD dhe 8 janari i Berishës

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 19:44 | Aktualitet

Në vitin 1991, pikërisht në 5 janar, do të dilte në treg gazeta e parë opozitare: Rilindja Demokratike. Ky organ, për shumë vite do të ishte zëri i Partisë Demokratike, deri në ditën e sotme kur pikërisht më 5 janar ishte edhe ultimatumi i një pjese të demokratëve dhënë kryetarit të tyre për të liruar zyrat e selisë. Pas 30 vitesh, Partia Demokratike gjendet në një udhëkryq të pakuptimtë dhe që për shumë analistë ka nevojë për studime të thella, por pikërisht në këtë ditë, mesa duket, edhe kryeredaktori i saj, Bledi Kasmi, gjendet pa detyrën e tij si shef e kësaj gazete. Pas rreshtimit të tij në krah të Sali Berishës, Bledi Kasmi nuk është më kryeredaktor, duke e çuar edhe më thellë çarjen në partinë më të madhe të opozitës. Kasmi ishte në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos