Divorcohet Sylvester Stallone, heq tatuazhin e gruas nga krahu

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 12:48 | Showbiz
Divorcohet Sylvester Stallone, heq tatuazhin e gruas nga krahu

Pas 25 vitesh martesë, Jennifer Flavin ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Sylvester Stallone.

Mediat verifikuan lajmin pas një fotoje të publikuar nga vetë aktori, ku tatuazhi në krahun e djathtë që dikur shfaqte portretin e bashkëshortes Jennifer, ishte shndërruar në pikturën e qenit të tij, Butkus.

Kaq mjaftoi që mediat të vihen në kërkim të së vërtetës. Flavin, e cila është 22 vite me e re se aktori 76 vjeç, e kishte lënë të kuptohej ndarjen përmes një fotoje të postuar më 10 gusht: teksa pozonte me 3 vajzat e saj, ajo shkruante: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Vetëm ne të katërta, përgjithmonë”. Tashme çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale. 

I pyetur rreth zgjidhjes së martesës, aktori ende aktiv në sheshxhirim, tha se bashkë me Jennifer po mundohet të zgjidhin çështjet, edhe ato ekonomike, me qetësi e maturi si dy miq të mirë.

Jennifer Flavin, në argumentin e dorëzuar në gjykatë për zgjidhjen e martesës thotë se mes tyre, gjithçka është thyer dhe asgjë nuk mund të rikthehet si më parë, por pa dhënë detaje të tjera. Kjo ishte martesa e tretë për Sylvester Stallone, një nga më jetëgjatat për të dhe në përgjithësi për çiftet e Hollivudit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/23/si-u-shnderrua-tatuazhi-i-gruas-ne-krahun-e-stallones-ne-qen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos