
Një lajm i mirë, që e prisnin të gjithë tifozët e futbollit: Christian Eriksen ka dalë nga spitali i Kopenhagenit pas operacionit dhe është kthyer në shtëpi, te familja e tij. Lajmin e ka dhënë Federata Daneze e Futbollit.
"Christian Eriksen është operuar me sukses dhe ka dalë nga Rigshospitalet. Ka vizituar shokët e skuadrës në Helsingor dhe më pas u largua për në shtëpinë e tij”, njoftoi federata.
Ndërsa vetë Eriksen u shpreh: “Falemnderit të gjithëve për mbështetjen e madhe, ishte e mrekullueshme ta ndjeje. Operacioni shkoi mirë dhe po marr veten”. (A2 Televizion)