Skuadra e Pep Guardiola-s është treguar e pamëshirshme ndaj skuadrës së kategorisë së tretë në futbollin anglez, Burton, të cilët i mposht me rezultatin e thellë 9-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës.
Në këtë sfidë për “qytetarët” shkëlqeu braziliani Gabriel Jesus, i cili realizoi 4 gola, ndërsa De Bruyne, Zinchenko, Foden, Walker dhe Mahrez, kompletuan festivalin e golave.
Takimi i kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 23 janar, por tashmë kjo ndeshje ka mbetur vetëm për statistika.
Në finale, skuadra e City-t do të ndeshet me fituesin e çiftit Chelsea-Tottenham, ku në ndeshjen e parë mes dy ekipeve “Spurs” fituan me një gol nga Kane. (A2 Televizion)