Dje ishte “Dita e Kujtesës”, këshilltarët bashkiakë kryejnë përshëndetjen fashiste

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 19:17 | Bota
Dje ishte “Dita e Kujtesës”, këshilltarët

Dje kujtohej 76-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit nga forcat naziste, por për disa këshilltarë bashkiakë të një qyteze në Italinë e Veriut, “Dita e Kujtesës” jo vetëm nuk duhej respektuar, por përdhosur.

Kanë shkaktuar indinjatë në opinionin publik italian pamjet e marra nga kamerat që regjistronin një mbledhje të këshillit bashkiak në Cogoleto, një komunë e vogël afër Xhenovës.

Pikërisht në mbledhjen e 27 janarit, disa prej këshilltarëve në mënyrë të përsëritur votonin vendimet për buxhetin duke ngritur dorën, në mënyrën tradicionale të përshëndetjes fashiste.

https://a2news.com/2021/01/27/kujtohet-76-vjetori-i-clirimit-te-aushvicit-dalin-pamjet-e-rralla-brenda-kampit-famekeq/

Bëhet fjalë për tre këshilltarë të opozitës së qendrës së djathtë, një nga Lega, një nga Fratelli d’Italia dhe një i pavarur. Pamjet skandaloze u bënë publike nga vetë kryebashkiaku i Cogoletos, Paolo Bruzzone, këshilltarët mohuan çdo qëllim fyes por pamjet duket sikur i nxjerrin blof.

Sipas  kryebashkiakut, këshilltarët janë dëgjuar duke thënë mes tyre “le të bëjmë përshëndetjen fashiste, si thoni?”, dhe tani i kërkon dorëheqjen dhe aksione ligjore për baltosje të vlerave të Kushtetutës italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos