“Çështja është se kur do të përballemi me pandeminë e radhës, jo nëse do të ketë pandemi të radhës”

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 16:45 | Bota
“Çështja është se kur do të përballemi me

Një nga shkencëtarët më të njohur britanikë është shprehur se njerëzimi do të përballet me një pandemi tjetër dhe çështja e vetme është se kur, jo nëse do të shpërthejë pandemia.

Profesori Mark Woolhouse, nga Universiteti i Edinburgut, theksoi se është e vështirë të parashikohet se kur dhe si do të shpërthejë kjo pandemi.

https://a2news.com/2021/01/27/bill-dhe-melinda-gates-duhet-te-pergatitemi-per-pandemine-e-radhes/

“Çështja është se kur do të përballemi me pandeminë e radhës, jo nëse do të ketë pandemi të radhës. Mekanizmat se si del një virus mes njerëzve nuk parashikohen dot. Çdo dy vjet, shkencëtarët zbulojnë 1 ose 2 viruse të reja që mund të transmetohen te njerëzit dhe kjo frekuencë është e njëjtë prej 50 vitesh tashmë”, u shpreh Woolhouse.

“Nuk jam i sigurt se po mendohet shumë për kërcënimin e radhës, pasi bota tani është e përqendruar në pandeminë aktuale”, shtoi shkencëtari britanik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos