
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancë parlamentare.
Në rend dite parashikohen raportimet e disa komisioneve dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit të ri të reformës zgjedhore dhe miratimi i projektligjit për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen.
Gjithashtu, një pjesë të rëndësishme të kohës nga seanca e sotme do e zërë interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së Teatrit Kombëtar, si dhe me kriminalitetin në vend. (A2 Televizion)