Abuzimi i 15-vjeçares, pezullohet drejtori i shkollës. Shahini: Duhen denoncime

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 22:04 | Aktualitet
Abuzimi i 15-vjeçares, pezullohet drejtori i shkollës. Shahini:

Besnik Daci, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru, është pezulluar nga detyra, për shkak se si drejtues, nuk ka reaguar në kohë për të denoncuar skandalin e abuzimit seksual të 15-vjeçares nga Abaz Doku, i cili u la në burg bashkë me 3 të rinjtë, pjesëmarrës në krim.

Ata akuzohen se pasi kanë abuzuar seksualisht me të miturën, e kanë kërcënuar me disa video që i kishin regjistruar në celular.

Ndërkaq, ditën e nesërme, në orën 16.00, shoqatat në mbrojtje të fëmijëve, kanë paralajmëruar një protestë në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga ana tjetër edhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se instancat e arsimit kanë marrë masat përkatëse për rastin, por duhet një reagim më i gjerë, nga e gjithë shoqëria për të denoncuar në kohë sa më të shkurtër abuzime të tilla.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos