Novak Djokovic ka goditur pa dashur një tjetër gjyqtar të linjës. Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Roland Garros, tenisti serb ishte protagonist i një incidenti që risolli në kujtesë skualifikimin e tij nga US Open disa javë më parë.
Numri 1 i renditjes u përpoq të kthente një shërbim të fortë të rusit Khachanov, por topi shkoi drejt e në fytyrën e gjyqtarit.
Ndryshe nga incidenti në SHBA, që çoi në skualifikimin e menjëhershëm të serbit, kësaj radhe nuk ishin rrethanat për një masë ndëshkuese të ngjashme, pasi ishte thjesht fati i keq që topi goditi zyrtarin e takimit. (A2 Televizion)