Kombëtarja me 5 mungesa, në dyshim edhe 3 lojtarë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 16:32 | Futboll
Kombëtarja me 5 mungesa, në dyshim edhe 3 lojtarë

Dhimbje koke për trajnerin e kombëtares Edi Reja në prag të sfidave me Lituaninë dhe Kazakistanin të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kombëtares do t’i mungojnë 5 lojtarë ndërkohë në dyshim janë edhe 3 të tjerë. Shkak i mungesave të rëndësishme është bërë pandemia e Covid-19. Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula janë pesë lojtarët që do të mungojnë, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve.

Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin, por mund t’i bashkohet ekipit të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes. Ndërkohë, në dyshim për shkak të problemeve fizike mbeten edhe portierët Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Jon Mersinaj.

Për shkak të problemeve që Strakosha ka pasur dhe mungesës së Berishës, tekniku Reja ka thërritur portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos