Do organizonin sulme kundër myslimanëve, dy të arrestuar në Poloni

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 17:30 | Bota
Do organizonin sulme kundër myslimanëve, dy të arrestuar në

Forcat e policisë në Poloni arrestuan dy persona nën akuzën se po përgatisnin një sulm kundër myslimanëve, të frymëzuar nga vrasësi norvegjez Anders Breivik dhe supermacisti i bardhë, Benton Tarrant në Zelandën e Re.

Këto arrestime erdhën pas disa sulmesh të regjistruara në kohët e fundit ku shihet përfshirja e supermacistëve të bardhë që kanë si objekt minoritetet etnike dhe fetare. Grupet e ekstremit të djathtë kanë fituar fuqi në Poloni, një nga vendet më të mëdha post-komuniste në Bashkimin Evropian.

Dy të dyshuarit po mbahen nën arrest në Varshavë dhe qytetin verior Szczecin. Në një deklaratë për shtyp, policia bën dije se arrestimet erdhën pas disa hetimeve dhe informacioneve të mbledhura më herë nga agjencia kombëtare e sigurisë. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe armë zjarri dhe eksploziv që do të përdoreshin për sulmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos