
India vijon të përballet me ndotje alarmante. Nju Dehli regjistroi nivele shumë të rënda në cilësinë e ajrit, ndërsa në disa pjesë të qytetit qëndrimi ishte praktikisht i pamundur. Autoritetet matën ndotjen rekord, dhe vlerësojnë se kjo është një situatë emergjence kombëtare. Në Nju Dehli, Qendra për Matjen e Cilësisë së Ajrit, tha se ndotja e regjistruar ditëve të fundit ishte 5 herë më e lartë se limiti shëndetësor.
Banorët kanë përjetuar probleme të shumta me frymëmarrjen, irritim në sy, madje edhe vështirësi në ecje. Erërat e vazhdueshme janë ndër arsyet kryesore për rritjen e ndotjes, përveç tymit që vjen nga zjarret e ndezura qëllimisht në qytetet pranë Nju Dehlit. Autoritetet presin që situata të përmirësohet nga 15 nëntori. (A2 Televizion)