Gjobë 896 mijë euro kreut të bandës që fitoi 1.5 milionë euro nga trafiku i qenieve njerëzore

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 14:56 | Bota
Gjobë 896 mijë euro kreut të bandës që fitoi 1.5

Një gjykatë belge ka dënuar me 5 vjet burg dhe me gjobë 896 mijë euro kreun e një rrjeti kriminal që organizonte trafikun e qenieve njerëzore nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe.

Përgjatë vitit të kaluar, banda që ai drejtonte ka trafikuar ilegalisht 112 emigrantë, duke marrë 13 mijë euro për person.

Kësisoj, banda ka arritur fitime prej 1,5 milionë eurosh, por duket se gjykata ka vendosur t’i marrë bandës pjesën më të madhe.

Përpos shefit të bandës u arrestua edhe pjesa tjetër e bandës, mes të cilës ishte edhe një shtetas shqiptar, të cilit iu vunë prangat në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos