Do ta blindojë selinë nëse kthehet Basha? Berisha: Mbetet peng, duhet të bëjë 6 vite burg të çlirojë shpirtin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 13:07 | Politikë
Do ta blindojë selinë nëse kthehet Basha? Berisha: Mbetet peng,

Përdorim për së dyti nga Edi Rama e ka cilësuar Sali Berisha rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i PD-së së Rithemelimit u pyet sesi do të vepronte nëse ish-kryetari Basha tenton të rimarrë selinë.

Sipas Berishës, që të “shpëtojë shpirtin”, Bashës i duhet të kryejë 6 vite burg, teksa theksoi se partia është e anëtarësisë.

"Është një përdorim për së dyti i tij nga Edi Rama dhe si peng që është ai është i pashpresë. Nuk ka mëshirë Edi Rama. Nuk ka gjetur kurajo që të çlirojë shpirtin e tij. Se duhet të shkojë 6 vjet në burg. Aq vite në burg nuk është i gatshëm t’i bëjë. Partia është e anëtarësisë", deklaroi ndër të tjera Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos