“Do të bojkotojmë zgjedhjet”, banorët e Selenicës peticion për rrugën

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 12:41 | Aktualitet
“Do të bojkotojmë zgjedhjet”, banorët e

Banorët e qytetit të Selenicës kanë dalë në rrugë në shenjë proteste mbi kërkesën e deputetit të zonës që të anulohet loti i 4 i rrugës së lumit të Vlorës.

Loti i 4 i këtij aksi parashikonte ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Levan-Tepelenë me rrugën e lumit të Vlorës. Më herët ai ishte parashikuar të kalonte në Selenicë, ndërsa tashmë me projektin e ri kalon nga Poçemi.

Banorët e Selenicës kanë firmosur një peticion drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe  Ministrisë së Infrastrukturës. Ata kërkojnë të ndërtohet rruga e Selenicës, në të kundërt thonë se do të ketë përshkallëzim protestash deri në bojkot të zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos