“Do të hetojmë Biden”, republikanët vënë në shënjestër djalin e presidentit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 10:00 | Bota
“Do të hetojmë Biden”, republikanët vënë

Një ditë pasi siguruan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët deklaruan se prioriteti i tyre kryesor do të jetë hetimi i familjes së presidentit Joe Biden.

Ligjvënësit thanë se hetimi do të fokusohet te marrëveshjet e biznesit përtej detit, të djalit të presidentit, Hunter Biden.

52-vjeçari është tashmë nën hetim federal, por deri më tani nuk është përballur me ndonjë akuzë. Djali i kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë funksion në administratë, por republikanët këmbëngulin se hetimet do të përcaktojnë shkallën e përfshirjes së presidentit në marrëveshjet e biznesit të të birit, përfshirë kur ishte zëvendëspresident.

Në një raport të prezantuar të enjten nga James Comer, i cili pritet të drejtojë komisionin hetimor të dhomës së ulët, thuhet se presidenti Biden i kishte gënjyer amerikanët mbi përfshirjen e familjes së tij në marrëveshjet e biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos