"Do të preket edhe Shqipëria", Rama paralajmëron: Krizë energjetike e jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 16:46 | Aktualitet

“Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër krizë të jashtëzakonshme, atë të energjisë elektrike, krahas pandemisë dhe tërmetit që kaluam. Në një mesazh drejtuar qytetarëve kreu i qeverisë shqiptare për rritje të mundshme të energjisë elektrike nisur edhe nga rritja e saj në vendet fqinje, rajon dhe botë. Ai garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të mbrojtur shtresat në nevojë, konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Sipas tij rritja e kërkesës konsumatore, pas hapjes së ekonomisë, ka rritur eksponencialisht edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji, duke vënë në vështirësi shumë serioze edhe vetë kolosët ekonomikë të planetit. Rama tha se për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar. Rama theksoi se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, në Europë dhe në Azi, ka rritur kërkesën për energji nga konsumatorët familjarë, fabrikat dhe sipërmarrjet në përgjithësi, duke justifikuar në këtë mënyrë edhe rritjen e çmimit të energjisë që pritet të ndodhë brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos