Do t’i arrestonin pronarin, pitbulli tenton “të shqyejë” oficerët e policisë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 16:47 | Bota

Video e një aksioni të policisë britanike, ku oficerët sulmohen nga një qen amerikan XL Bully, teksa tentojnë të arrestojnë të zotin e tij, është bërë virale në rrjet.

Qeni iu vërsulet oficerëve të policisë pasi u lirua qëllimisht nga pronari i tij, të cilin ata po përpiqeshin ta arrestonin.

Pamjet tregojnë oficerët duke u detyruar t'i shmangen “bishës” që tregon agresivitet të theksuar.

Pamjet janë regjistruar në një lagje në Jorkshaierin jugor dhe sulmi nga qeni vjen në një kohë kur policia  britanike ka lëshuar një paralajmërim të ashpër mbi këtë racë problematike, teksa numri i sulmeve të qenve në zonë është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Kjo racë përbën 25% të të gjithë qenve të kapur në Jorkshajër që nga janari i kaluar.

Sakaq, vitin e kaluar, 89 qen u desh të asgjësoheshin nga policia për të mbrojtur sigurinë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos