Dogji 2 ha vreshta dhe 400 rrënjë ullinj, pranga 42 vjeçarit në Fier

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 10:42 | Kronikë
Dogji 2 ha vreshta dhe 400 rrënjë ullinj, pranga 42 vjeçarit

Një 42 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Fabio Rrapaj ndezi një zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij në Jarua të Levanit, por ai doli nga kontrolli për shkak të erës dhe dogji 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Falë veprimeve të shpejta  shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos