
Mbetet ende mister identifikimi i një kufome të zbuluar në një zonë pyjore të Bulqizës.
Kufoma, e gjetur në një pyll të njësisë administrative Trebisht, ishte në gjendje dekompozimi.
Vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Do të jenë analizat mjekoligjore në vijim që do të bëjnë të mundur zbulimin e identitetit dhe të rrethanave të vdekjes. (A2 Televizion)