Mendohej e vdekur, dëshmitë nga kampi Al-Hawl: Adelina Shuli është mirë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 14:25 | Kronikë

Në një kohë që shqiptarët e mbetur në Siri vijojnë të kërkojnë rikthimin e tyre, një mesazh i  mbërritur në redaksinë e A2 flet për disa të dhëna të reja lidhur me shqiptarët brenda kampit Al-Hawl.

Adelina Shuli, nëna e Elona Shulit, e cila prej kohësh mendohej se kishte humbur jetën, është gjallë. Ndonëse diçka e tillë nuk konfirmohet plotësisht, mesazhi tregon se ajo është mirë nga gjendja shëndetësore.

Sipas familjes Shuli në Pogradec, diçka e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, por mbetet dyshuese kjo edhe për shkak se pse Elona nuk u nxor dot nga kampi si jetime.

Elona Shuli, së bashku më dy motrat, vëllanë dhe djalin e saj, vijojnë të mbeten në kampin Al-Hawl. Për babanë e tyre, Krenar Shuli, është thënë se është vrarë në Siri, por nuk ka të dhëna të cilat e konfirmojnë këtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/08/eva-dumani-ne-al-hawl-mesazhet-nga-kampi-po-na-rrahin-shume/
https://a2news.com/2021/08/04/te-riatdhesuarit-nga-siria-spak-do-te-hetoje-mbi-aktivitetin-e-tyre/
https://a2news.com/2021/08/02/shqiptaret-e-mbetur-ne-al-hawl-myrvete-dibra-e-pashprese-per-rikthimin-vajza-e-saj-pyet-te-afermit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos