Dokumentet sekrete të Pentagonit: Guterres shumë i butë me Rusinë

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 08:18 | Bota
Dokumentet sekrete të Pentagonit: Guterres shumë i butë me

Qeveria e SHBA-së beson se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është shumë i gatshëm për të mbrojtur interesat ruse. Sipas zbulimeve më të fundit mes dokumenteve të klasifikuara, të zbuluara tashmë online në rrjet, Uashingtoni thotë se po monitoron nga shumë afër, Antonio Guterres.

Në disa dokumente përshkruhen komunikimet private mes z.Guterres dhe zëvendësit të tij. Ky është zbulimi më i fundit pas daljes së dokumenteve top-sekret, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se do t’i shkojnë deri në fund. Në dokumente përfshihen vëzhgimet që z.Guterres ka bërë për luftën në Ukrainë si dhe për një sërë liderësh afrikanë.

Diku flitet për dokumente të fokusuara mbi marrëveshjen e grurit në Detin e zi, të arritura me ndërmjetësimin e vetë OKB-së dhe Turqisë korrikun e shkuar, mes frikës për një krizë ushqimore globale.

Në raportet konfidenciale, thuhet se z.Guterres ishte shumë i butë, aq sa ishte i gatshëm të arrinte marrëveshjen që do të mbronte interesat e Rusisë.

OKB nuk e priti mirë sugjerimin se diplomati më i lartë në botë po tregohej i butë me Moskën. Një zyrtar i lartë tha se synimi i organziatës dhe shefit të saj, ishte zbutja e impaktit të luftës për më të varfrit.

Në një tjetër dokument nga mesi i shkurtit, përshkruhet një bisedë e hapur mes Guterres dhe zëvendëses së tij Amina Mohammed. Atje shefi i OKB shprehet i tronditur për thirrjen e presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, që Europa të prodhojë më shumë armë si rezultat i luftës në Ukrainë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas zbulimit të dokumenteve që kanë vënë në vështirësi Shtetet e Bashkuara, por Pentagoni është zotuar se do të lëvizë çdo gur për të gjetur përgjegjësit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/12/dokumentet-sekrete-te-pentagonit-forca-speciale-te-shteteve-perendimore-po-operojne-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/04/12/publikimi-i-dokumenteve-sekrete-amerikane-reagon-moska-mund-te-jene-false-per-te-mashtruar-rusine/
https://a2news.com/video/dokumentet-sekrete-te-pentagonit-serbia-ka-pranuar-te-furnizoje-me-arme-ukrainen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos