Shemben muret historike bizantine në Fatih, 1 i plagosur

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 18:27 | Bota
Shemben muret historike bizantine në Fatih, 1 i plagosur

Në lagjen “Fatih” të Stambollit, muret historike të qytetit u shembën. Në incidentin ku mbeti i plagosur një person, vijojnë kërkimet e ekipeve të zjarrfikësve, pasi dyshohet se poshtë tyre mund të ketë të tjerë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Silivrikapı Mahallesi Hisaraltı”. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes së murit.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe policia. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit të ekipeve në zonën e shembur vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos