Pas Erdoganit, ja kush ishte Presidenti “fatlum” që mori falas “bishën” turke

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 19:20 | Bota

Turqia njoftoi disa ditë më parë se shumë shpejt do të niste shpërndarjen e makinave të saj “TOGG”, ndërsa kopja e parë iu dorëzua personalisht Presidentit Rexhep Tayip Erdogan.

Mediat turke bëjnë me dije se kopje të tjera të “TOGG” janë dorëzuar jashtë vendit, përkatësisht i është dhuruar Presidentit të Uzbekistanit, Şevket Mirziyoyev dhe atij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në ceremoninë e dorëzimit të makinës ishte vetë ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank ai që i la çelësat kreut të shtetit uzbekistanas , ndërsa të pranishëm ishin edhe Rifat Hisarcıklıoğlu, Kryetar i Bordit të “TOGG” dhe ambasadori i Turqisë në Tashkent, Olgan Bekar.

Ceremonia e dorëzimit të “TOGG” u mbajt para Pallatit Presidencial të Uzbekistanit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Aaz42B9mop4
https://a2news.com/2019/12/27/erdogan-prezanton-supermakinen-pritet-te-pushtoje-tregjet/
https://a2news.com/2023/03/23/boom-kerkesash-per-makinat-elektrike-qe-reklamoi-erdogan/
https://a2news.com/2023/03/29/mbi-170-mije-kerkesa-ne-pak-dite-makina-elektrike-turke-thyen-rekordet/
https://a2news.com/2023/04/01/200-mije-kerkesa-per-bishen-elektrike-turke-zbulohen-dy-personat-e-pare-qe-do-ta-marrin/
https://a2news.com/2023/04/03/pronaret-zgjidhen-me-short-brenda-ambienteve-ku-lind-bisha-elektrike-turke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos