Doli pa shami në publik, oficeri dhunon adoleshenten

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 21:30 | Bota

Një video shokuese është shpërndarë me shpejtësi në internet ku shfaqet një oficer policie në Iran që hedh në tokë një adoleshente, pasi kishte dalë në publik pa vendosur perçen.

Vajza e pambuluar ishte duke ecur në qytetin Shahr-e-Rey, kur oficeri i policisë i bëri thirrje për të ndaluar. Polici i tha vajzës që të qëndronte pa lëvizur dhe kur ajo e injoroi atëherë ai e kapi dhe e hodhi me forcë në tokë. 

Vajza në video dëgjohet duke argumentuar me zë të lartë më oficerin e fshehtë të moralit për ndjekjen këtyre rregullave të pakuptimta të qeverisë. Për një grua të re, akt i daljes në publik pa një shal, që i mbulon fytyrën apo perçe konsiderohet një akt shpërfillje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos