
Shqipëria ka dominuar totalisht në 45 minutat e para ndaj një kundërshtari tejet modest si San Marino, por zotërimi i topit u përkthye në vetëm një gol.
Rey Manaj, në minutën e 32, përfitoi nga një pasim me kokë i Bares në zonë, për të kaluar në avantazh kuqezinjtë.
Ndërkohë, Manaj e dërgoi topin në rrjetë edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, por VAR-i i anuloi për pozicion jashtë loje.
Edhe Bajrami tentoi disa herë me të djathtën, por pa mundur dot portierin kundërshtar. (A2 Televizion)