Donald Trump ndryshon profesion, do komentojë ndeshjen e boksit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 12:50 | Bota
Donald Trump ndryshon profesion, do komentojë ndeshjen e boksit

Ish-presidentit Donald Trump duket se i ka dalë “inati” me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe ka zgjedhur një hobi të ri.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit ku Evander Holyfield do të bëjë rikthimin e tij në ring, të shtunën në Florida.

Luftimi me 8 raunde, që përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, është parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel” në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistësh dhe jo një shfaqje.

58-vjeçari Holyfield do të ketë përballë në këtë ndeshje 44 vjeçarin Vitor Belfort, një ish-kampion i UFC, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos