Donald Trump, një baba shembullor, i mëson të birit golfin

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 21:49 | Bota

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka premtuar se nuk do të qëndrojë larg politikës, pas disfatës në zgjedhjet e nëntorit, dhe në shumë takime të republikanëve ka lënë të hapur opsionin për një rikandidim të mundshëm të tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ditët e fundit ai është fotografuar në Palm Beach, në rolin e një babai shembullor duke mësuar djalin e tij Barron të luajë golf.

15 vjeçari Barron shfaqet shumë i gëzuar ndërsa mëson të luajë së bashku me të atin dhe disa persona të tjerë në Klubin Ndërkombëtar të Golfit “Trump”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos