Princi Philip, burri pas kurorës

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 18:55 | Bota
Princi Philip, burri pas kurorës

Princi Philip, duke i Edinburgut, fitoi respektin mbarëkombëtar për mbështetjen e pakursyer dhe të qëndrueshme ndaj Mbretëreshës.

Roli i tij do të kishte qenë i vështirë për këdo, e jo më për njeriun e mësuar me komandën e marinës, e që kishte pikëpamje të forta mbi një sërë çështjesh.

E megjithatë, ishte forca e tij e karakterit që e lejoi të përmbushte përgjegjësitë e tij në mënyrë kaq të efektshme, duke u bërë një shpatull aq e ngrohtë për gruan e tij, në rolin si mbretëreshë. Si bashkëshort i një sovraneje grua, princi Philip nuk kishte pozicion kushtetues. Por, asnjë tjetër nuk ishte më i afërt se ai me monarkinë, e me rol më të rëndësishëm për sundimtaren.

Princi Philip lindi në 10 qershor të vitit 1921 në ishullin grek të Korfuzit. Certifikata e tij e lindjes shënon datën 28 maj të 1921-shit, pasi Greqia në ato kohë nuk i referohej kalendarit Gregorian. Babai i tij ishte princi Andreë i Greqisë, djali i vogël i mbretit George I. Nëna e tij, princeshë Alice e Battenbergut ishte fëmija i parë i princit Luis të Bettenber-ut dhe motër e kontit të Montbaten i Birmanisë.

Si pjesëtar i Glucksberg, familja sundimtare e Danimarkës, ai ishte princ i Danimarkës dhe Greqisë dhe ishte në radhë për trashëgiminë e të dyja froneve. Në 1922-shin, bashkë me familjen u largua nga Greqia, pas disfatës së vendit në luftën greko-turke dhe përmbysjes së monarkisë. Philipi një-vjeçar u dërgua në një anije të marinës mbretërore në një arke frutash dhe u evakuua në Francë ku ai dhe familja u sistemuan. Pas shkollimit të hershëm në Francë e Gjermani, Philipi u zhvendos në Britaninë e Madhe.

Philipin dhe princesha Elizabeth u martuan në nëntor të 1947-s. Para dasmës, Philipi u bë Duka i Edinburgut, kont i Merioneth dhe Baron i Greenwitch. Në korrik të 1948 u bë pjesëtar i dhomës së lartë të parlamentit, asaj të lordëve, rol të cilin e mbajti për 51 vjet. Në 14 nëntor të vitit 1948, erdhi në jetë fëmija i parë dhe trashëgimtari i fronit, princi Charles. Në korrik të 1950-tës, Philipi bëhet komandant-toger dhe mori drejtimin e frigatas H.M.S. Magpie. 2 vite më vonë, ai do të emërohej komandat, edhe pse shërbimi i tij aktiv mbaroi në korrik të 1951-shit.

Princesha Elizabetha u kurorëzuar Mbretëreshe në shkurt të 1952-shi, pas vdekjes së babait të saj mbretit George VI dhe që atëherë puna e vërtetë e Philipit, u bë mbështetja e bashkëshortes sovrane në detyrat e saj, duke e shoqëruar në ceremoni rreth vendit dhe vizitat zyrtare jashtë kufijve. Edhe pse shquhej kryesisht për humorin e tij, duka ishte gjithashtu i famshëm për një sërë gafash dhe deklaratash politikisht jo korrekte.

Në vitin 2019, kur ishte 97 vjeç, u përfshi në një aksident me makinë, por mori vetëm plagë të lehta. Megjithatë ngjarja e detyroi të dorëzonte patentën dhe të kërkonte falje publike. Princi Philip u tërhoq nga detyrat mbretërore ne vitin 2017, pas 22 mijë e 219 angazhimeve solo si pjesë e rolit të tij.

Që atëherë ruante një profil të ulët publik, duke marrë pjesë në pak evente familjare me mbretëreshën, e po ashtu ceremoni shtetërore. Duka i Edinburgut u nda nga jeta në 9 prill në moshën 99-vjeçare, dy muaj pasi doli nga spitali Eduardi i VII-të i Londres ku u trajtua për probleme në zemër. Dëshmitar i një shekulli plot ngjarje, si për familjen mbretërore britanike ashtu edhe për botën, princi është bashkëshorti më jetëgjatë i një sundimtareje në historinë britanike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos