“Putin” parakalon nudo para ambasadës ruse

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 18:29 | Bota

Një protestë e pazakontë është mbajtur të premten në Pragë, ku një kukull që portretizonte presidentin rus, Vladimir Putin, i zhveshur lakuriq, parakaloi në dyert e ambasadës ruse.

Demonstruesit, pjesëtarë të grupit “Kaputin”, kërkuan lirimin e kritikut Alexe Navalny dhe denoncuan shtimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën. Protestuesit e kishin ulur kukullën në një tualet prej “floriri”, që simbolizonte fronin e pushtetit të tij, ndërsa në duar i kishin vendosur një furçë dhe një top me letër higjienike.

Furçat e tualetit u bënë simbol i protestave pas arrestimit të Navalny-t në shkurt, pas burgosjes së tij. Protestuesit gjithashtu i bënë thirrje qeverisë çeke që të mbante orientim pro perëndimor dhe të mos porosisë vaksinën ruse, Sputnik V. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos