Ajo që filloi si një përpjekje për të hequr qafe një gjarpër, përfundoi me një shtëpi të shkrumbuar nga flakët.
Bëhet fjalë për një vilë në Merilend, e cila u përfshi nga flakët më 23 nëntor, kur pronari i shtëpisë u përpoq të nxirrte me tym një gjarpër që i kishte hyrë në shtëpi.
Ka qenë një fqinj që e ka parë zjarrin nga jashtë dhe ka lajmëruar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të shpëtojnë njerëzit që ishin brenda.
Ata kanë këshilluar më pas edhe banorët në zonë, që të bëjnë kujdes në të tilla raste dhe të mos i zgjidhin vetë këto situata. (A2 Televizion)