Dora e PS e shtrirë për presidentin, por do të negociojë me Berishën apo Alibejan?

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 21:20 | Politikë
Dora e PS e shtrirë për presidentin, por do të negociojë me

Procesi i zgjedhjes së presidentit ka përfshirë debatin publik të ditëve të fundit, edhe pse PS i ka numrat për ta zgjedhur e vetme. Ndërkohë që socialistët kanë ngritur grupin negociator për të diskutuar me opozitën, pikëpyetja është se me kë do të negociojë PS nga kampi blu, me Berishën apo Alibeajn?

Ne studion e Debatit me Alba Alishanin, sekretari digjital i PS-së Etjen Xhafaj tha se PS do të diskutojë me ata që njeh SHBA, pasi deklaroi që nuk mund të ulë në tryezën e diskutimeve të shpallurit non grata nga aleati strategjik, për të vendosur emrin e presidentit të ardhshëm.

“Partia Socialiste i ka numrat. Ai që ka fuqinë në numra bën lëshime, dhe në asnjë rast nuk kemi kërkuar që të largohej opozita nga zgjedhjet lokale ne do donim të ishin përballë. Ne i kemi numrat mund të ndodhin 3 votimet e para dhe zgjidhet por kjo nuk është në të mirë të vendit por të mos vazhdojë kjo sherrnaja  30 vjet tranzicion ku ne jemi armiq domosdoshmërisht, por ne nuk jemi armiq por kundërshtarë politikë. PS i ka shtrirë dorën opozitës për të patur debat objektiv dhe normal për kthimin e postit të presidenti në atë që duhet të përfaqësoje në mënyrë kushtetuese., person mbi palët për bashkimin kombëtar. Dhe kjo është qasja. Dhe ky debat është i hapur dhe për figura, për të mos synuar kontrollin e të gjithave por një shtet funksional që janë  kontrollet e balancat.

Berisha e konsideron që dalja i dyti është fitore? Berisha nuk mund të flasë në emër të PD, deri ënkohën që nisin këto procese. Ne do të negociojmë me persona që janë këtu për të vepruar në të mirë të vendit, kanë një statut me aleatin tonë strategjik për të vënë një mur në shtetndërtimin e vendit. Opozita është e ftuar në këtë tryezë, por ne nuk mund të ftojmë pasi kemi kaluar ca procese. E njëjta opozitë thotë që ne që jemi non grata duam të ulemi aty dhe të vendosim ne se dolëm të dytët në zgjedhjet e pjesshme lokale”.

I pyetur nëse do të negociojnë me Alibejan, Xhafaj tha: “Alibeaj është kreu i grupit parlamentar dhe si nënkryetar i PD dhe për shkak të zhvillimeve në PD ka ngelur kryetar. Ka një grup negociator që është duke diskutuar dhe të vendosë linjën e komunikimit me opozitën shqiptare. Opozita ka 3 grupe parlamentare dhe nuk mbaj qëndrime në emër të grupit të negocimit dhe unë nuk parashikoj produktin final. Ka një grup që është përcaktuar në këtë drejtim. Unë kam qasjet e mia”.

Por ndryshe mendon analisti Ilir Kalemaj, sipas të cilit kryeministri Rama e ka në kokë emrin e presidenti të ardhshëm të vendit, që padyshim, sipas tij, do të jetë një i bindur ndaj mazhorancës

“Rama tha që i kemi numrat, po flasim me opozitën copë e çikë, po opozita nuk ka shpresë e për të propozuar. Identikiti që ka dhënë është në 3 dimensione të ndryshme; opozita e përfshirë, nuk kemi me kë negociojmë dhe nga ana tjetër kanë thënë që nuk kemi me kë negociojmë ne do të shkojmë drejt një kandidature. Rama dha sinjale qe duhet të flasë me opozitën se barra është shumë e madhe. Unë mendoj që kryeministri e ka në kokë emrin e presidenti do të jetë deputet aktual i PS apo simpatizant i së majtës dhe jo aktiv kjo mbetet për t’u parë do të jetë dikush i bindur ndaj supermaxhorancës socialiste”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos