
Është liruar nga detyra prefekti i Durrësit Roland Nasto. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ndërsa në vend të tij është emëruar Emiljan Jani.
Po kështu në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra edhe prefekti i Lezhës Gjokë Jaku, i cili e njoftoi dorëheqjen pak ditë më parë në rrjetet sociale. Në vend të tij është emëruar Gjergj Prendi.
Vendimi i Këshillit të ministrave hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)