Dorëheqja e Bashës, kreu demokrat mbledh grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 13:23 | Politikë
Dorëheqja e Bashës, kreu demokrat mbledh grupin parlamentar dhe

Teksa i gjithë grupi parlamentar demokrat i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ky i fundit i ka thirrur në mbledhje në orën 17:00 në selinë blu. Përveç deputetëve demokratë, Basha ka njoftuar edhe kryesinë e PD-së për mbledhje, forum i cili nuk është mbledhur që pas disfatës së 6 marsit.

Që pas mbledhjes së dytë të grupit parlamentar të PD-së, pas humbjes që pësuan në zgjedhjet e pjesshme vendore ishte paralajmëruar ky takim, ku Basha i kërkoi deputeteve që të sillnin propozimet që kishin për të bashkuar partinë demokratike dhe demokratët.

Vetë kryetari i PD-së ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për demokratët, por përpos ultimatumit që i kishin vendosur disa prej deputetëve për t’u larguar, ai ende vijon të qëndrojë në krye të PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos