Foltore me shqiptarët në Greqi, Berisha: 6 marsi tregoi opozitën e vërtetë

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 15:04 | Politikë
Foltore me shqiptarët në Greqi, Berisha: 6 marsi tregoi opozitën

Sali Berisha iu rikthye takimeve të Foltores, në një bashkëbisedim me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Kjo është dhe foltorja e parë pas zgjedhjeve të 6 Marsit, për të cilat Berisha tha se treguan se cila është opozita e vërtetë.

Ai bëri thirrje për ribashkimin e të gjithë demokratëve, bazuar në mekanizmin e votës së lirë.

“Zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan qartë opozitën e vërtetë të vendit. Ndonëse duke i marrë padrejtësisht logon, Partia Demokratike e vërtetë mori mbështetjen e 70% të elektoratit të djathtë. Pra, kemi një rikthim të fuqishëm të PD-së si forcë e vërtetë opozitare. Ne besojmë se vota e lirë përbën thelbin e lirisë dhe respektimi i saj është detyrim moral i çdo demokrati. Pa kthimin e votës së lirë në PD, kjo forcë politike nuk mund të jetë një forcë demokratike”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos