
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka reaguar menjëherë me doza ironie pas dorëheqjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi.
Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë ruse postoi një foto të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ndjekur nga e Draghit dhe një kuti bosh ku ishte vendosur një pikëpyetje që nënkupton se "kush e ka radhën".
Kryeministri italian dha dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i "Lëvizjes 5 Yje". Dorëheqja është dorëzuar në tavolinën e Presidentit Sergio Mattarella që nuk e ka pranuar atë. Ai ka kërkuar që të paraqitet në parlament për një tjetër votëbesim ditën e mërkurë. (A2 Televizion)