
Dorëhiqet nënkryetari bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, i cili është përfshirë në listat për deputet të koalicionit “Aleanca për Ndryshim”.
I kontaktuar nga A2, Tahiri konfirmon se do të përfshihet në listën për deputet të PDIU-së në qarkun e Durrësit.
I emëruar në këtë pozicion në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri, erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh. (A2 Televizion)