Rama e fton të kandidojë, Alfred Peza: Refuzova, karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë moment

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 17:07 | Politikë
Rama e fton të kandidojë, Alfred Peza: Refuzova, karrigia e deputetit

Alfred Peza nuk do të bëj pjesë i ekipit të Partisë Socialiste që do të kandidojë më 25 prill për një vend në Parlament. Lajmin  e ka zyrtarizuar vetë gazetari dhe ish-deputeti i PS, i cili edhe pse duke falënderuar kryeministrin Rama me të cilin thotë se ka patur një takim, ka refuzuar propozimin.

“I thashë kryeministrit dhe po ju'a them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë, vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim!”, ishin fjalët e Pezës në faqen e tij zyrtare.

https://www.facebook.com/AlfredPeza/posts/3716259428423289

Peza shton se do të mbetet në krah të Ramës “sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavarësisht nga pozicioni që mund të kem në raport me sfidat e mazhorancës që do të rikonfirmohet me siguri në 25 prill. Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e deputetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos