
Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës “Fan. S. Noli”, Dhimitër Bello. Lajmi është bërë me dije nga pedagogë të fakultet ekonomik pas një takimi që kanë pasur më të parin e këtij universiteti, në takimin e senatit e mbajtur pak minuta më vonë.
Zyrtarisht deri tani rektori Bello nuk ka bërë me dije dorëheqjen e tij ndërkohë që fill pas largimit të nga mbledhja e senatit ka thirrur në takim urgjent 4 dekanet e fakulteteve të këtij universiteti.
Dekani fakultetit të bujqësisë Gjergj Mero ka bërë me dije se dorëheqja e rektorit është vetëm emocionale dhe jo zyrtare.
Ditën e sotme senati sipas Meros ka pasur një takim me përfaqësues të këtij universiteti për të diskutuar propozimin e pak ditëve më parë nga ana e senatit.
Sipas Meros, në një moment tensioni, rektori Bello është larguar, duke bërë me dije dorëheqjen e tij, e cila është vetëm emocionale dhe jo zyrtare
Mero duke komentuar propozimin e senatit tha se ai ka qenë vetëm një propozim dhe është kundër të mbylljes së universitetit. (A2 Televizion)