Zbulohet mozaiku gjatë rikonstruksionit të një pallati në Durrës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 13:54 | Aktualitet

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjatë rikonstruksionit të një pallati në lagjen 11 të dëmtuar nga tërmeti është rehabilituar edhe kati nëntokë i tij ku ndodhet një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të qytetit tonë, Mozaiku i Meandrit.

I gjithë kati ku ndodhet mozaiku është riparuar, është kryer largimi i ujërave, është bërë pastrimi i plotë dhe dezinfektimi. Po kështu, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës është kërkuar të realizohet zhvendosja e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë sepse ai është një aset tjetër më vlera të mëdha arkeologjike i Durrësit.

Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit të i të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje. Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos