Putin paralajmëron rrezikun e luftës bërthamore

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 14:31 | Bota
Putin paralajmëron rrezikun e luftës bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin tha se rreziku i një lufte bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara për braktisjen e marrëveshjeve për armët.

Në fjalimin e fundvitit shefi i Kremlinit tha se shpreson qe gjuha e përbashkët te mbizotërojë në kohën e tensioneve të rritura mes Rusisë dhe Perëndimit.

Gjithashtu Putin kritikoi garën për armët bërthamore. “Rreziku I përshkallëzimit të situatës po anashkalohet”, tha lideri rus, duke shtuar se lufta bërthamore mund të çojë në shfarosjen e qytetërimit. Kjo është hera e dytë në disa muaj që Putin flet publikisht për mundësinë e një katastrofe të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos